Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka hedhur dritë mbi vrasjen e njerëzve të Ervis Martinajt, bosit të lojërave të fatit që rezulton i zhdukur prej gushtit 2022. Sipas burimeve, vrasjet e njerëzve të biznesmenit kanë ndodhur për shkak të përplasjeve për lojërat e fatit.
Gjithashtu është zbardhur ekzekutimi e biznesmenit Bardhok Pllanaj, ngjarje kriminale e ndodhur në Shkodër më 4 prill 2021.
Bardhok Pllanaj, i cili u qëllua për vdekje me kallashnikov, njihej edhe me nofkën “Kumbari”.
Ndërkohë mësohet se është hedhur dritë mbi atentatin e dështuar ndaj 33-vjeçarit Taulant Pepaj më 21 shkurt 2021, po ashtu në qytetin e Shkodrës.
Mësohet gjithashtu se Prokuroria e Posaçme ka zbardhur përplasjet mes Durim Bamit dhe grupit Avdylaj, që nga miq u kthyen në rivalë.