Një atentat me armë zjarri ndodhi në fshatin Dragoç të Postribës, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme. Ramazan Mataj, 33 vjeç është ekzekutuar me kallashnikov brenda në automjetin e tij.

Fatmir Mataj (babai i viktimës) ka bërë deklarata e parë për policinë duke thënë se familja e tij nuk ka konflikte.

Ai tregon edhe bisedën e fundit me djalin mbrëmë në orën 22:00 dhe se ai nuk i kishte shprehur asnjë shqetësim.

Fatmir Mataj: Nuk e di arsyen e vrasjes. Djali im nuk ka patur asnjë problem me persona të tjerë dhe asnjë konflikt. Ne nuk jemi në dijeni të asnjë konflikti. Djali im është rritur pa bukë dhe me shume vështirësi. Nuk ka qenë aspak person problematik. Në orën 22:00 kam folur për herë të fundit me djalin dhe nuk më shprehu asnjë shqetësim. Jemi të tronditur dhe kërkojmë të zbardhet ngjarja.