SPAK pas disa vitesh hetime ka zbardhur një ngjarje kriminale. Një person në Fier, Aredin Behari u tentua dy herë të vritej, por në të dyja rastet arriti që të shpëtonte. Një herë duke u shtrirë në tokë dhe plumbat nuk e kapën dhe herën e dytë killerave iu bllokua arma.
80 mijë euro ishte vendosur në dispozicion për kokën e tij. Organizatori dhe personi që kishte paguar lekët është Albert Pashaj, i cili është arrestuar. Shumën e majme ia dha Henrik Hoxhajt, i cili është i arrestuar bashkë me killerin me pagesë, Nuredin Dumani prej vitit të kaluar.
Henrik Hoxhaj
Tentativa e parë u realizua në 05.11.2017, Hoxhaj zgjodhi Skerdi Tasen për ta vrarë. Tentativa dështoi. Herën e dytë, Pashaj e çon shumën në 80 mijë për të vrarë Beharin, i cili kishte konflikte me vëllanë e tij. Tentativa e dytë në 03.04.2019. Këtë herë Hoxhaj tenton vetë për të qëlluar, por bllokuar kallashnikovi dhe Behari shpëton.