
Sipas gazetares Dasara Karaiskaj, Kiara është e lidhur dhe i dashuri i saj po e pret jashtë. Në një video të publikuar në Instastory, Dasara u shpreh se Kiara nuk është fare brenda lojës, pasi e ka mendjen tek i dashuri i saj jashtë shtëpisë.
Mirëpo, kush është i dashuri i moderatores? ‘TiranaWeb’ raporton se bëhet fjalë për Roni Kokën (Renald Koka), djalin e biznesmenit Leonard (Nari) Koka.
Roni më parë ka punuar në Kabinetin e Kryeministrit Edi Rama. Po e njëjta media shkruan se çifti ka një lidhje në harmoni të plotë dhe serioze, edhe pse i kanë shmangur postimet publike së bashku.