Ndërron jetë analisti Kastriot Myftaraj.
Ky i fundit dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Myftaraj, 60 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.