Babai i 23 vjeçarit Klajdi Bitri i cili u vra të dielën në Itali bën thirrje për ti ndihmuar në sjelljen e trupit te birit sepse ata nuk kanë mundësi financiare.“Kërkoj drejtësi për fëmijën tim. Gruaja nuk e di ende, e kemi në spital, i kam thënë që është rëndë. Shteti të më ndihmojë të sjell trupin këtu. Autori të dënohet” tha  Agim Bitri për gazetarët.

Bitri është vrarë me shtizë peshkimi nga një person me origjinë nga Algjeria. Ngjarja e rëndë u shënua në Sirolo të Italisë.Makina ku ndodhej algjeriani nuk i jepte përparsi makinave të tjera, ndërsa vetë lëvizte shumë ngadalë. Ka pasur një përplasje fizike mes autorit dhe një personi, që mendohet se ishte i shoku i tij.

I riu ka ndërhyrë për të shuar sherrin kur është goditur në gjoks me shtizë peshkimi nga algjerian