Ermal Mamaqi për emisionin “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan ka treguar se si arriti të përfshihej në trajnime për zhvillimin personal si trajner, pasi përjetoi ditën më të errët të jetës së tij. Në librin e tij “Në garë me veten”, Mamaqi tregon se ka përfshirë shumë histori nga jeta e tij që do të ndihmojnë lexuesin.
Ermal Mamaqi: Ka filluar në një ditë shumë të errët të jetës sime, ka qenë një moment shumë i vështirë, që kur t’i zgjohesh dhe nuk do të çohesh nga krevati dhe nuk e di pse po ndodh kjo.
Orinda Huta: Çfarë mendojë në atë moment?
Ermal Mamaqi: Dëshirat e tua janë të larta dhe mundësitë janë shumë të vogla. Ndodh një përplasje brenda zemrës tënde, dhe ti kupton që nuk mund t’ja dalësh dot. Miku im më referoi një trajnim, një nga këto seminarët për motivim dhe pastaj mora një libër dhe haja çdo lloj libri për zhvillimin personal dhe kuptova që kjo ishte rruga në të cilën do doja të kaloja.
Në këto trajnimet dhuratë ose me familjen dhe me miqtë pashë se si jeta e tyre ndryshonte vetëm nga një takim dhe ishin pikërisht këta njerëz që më thanë hej ti duhet ta bësh këtë për atje jashtë dhe kështu filloi.