Bordi i Entit Rregullator të Energjisë është mbledhur ditën e sotme për të përcaktuar çmimin e ri të energjisë elektrike.

Pas propozimeve të OSHEE, bordi ka vendosur që çmimi i energjisë të ulet me 1 lekë, nga 9.5 për kilovat që ishte, të shkojë në 8.5 për kilovat.

Çmimi i ri 8.5 lekë për kilovat është për familjet që përdorin deri në 700 kilovat. Ndërsa, për familjet që konsumojnë më shumë se 700 kilovat, çmimi do jetë 9.5 lekë për kilovat, teksa me TVSH shkon në 11.4 lekë.

Ulja do të nisë në shkurt 2025 dhe do të vazhdojë deri më datë 31 dhjetor 2025./gazetajone