Sipas MeteoAlb territori Shqiptar mbetet në dominimin e motit të qëndrueshëm. Pritet që deri në orët e mesditës të kemi dominim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të vendit tonë. Ndërsa në vijim pritet të ketë vranësira të lehta dhe kalimtare në zonat malore dhe në qytetet e zonës së ulët, të cilat nuk do të sjellin reshje.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi
Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të jenë dominuese përgjatë gjithë ditës në Kosovë, duke sjellë deri në mesditë orë të shumta me diell në vend. Ndërsa pjesa e dytë e ditë gradualisht do ti theksojë vranësirat në një pjesë të mirë të Kosovës.
Maqedonia e Veriut
Zhvillimi i një qëndre të presionit të lartë atmosferik në pellgun e Mesdheut do të diktojë kushtet e motit edhe në MV, duke sjellë mot të qëndrueshëm. Paraditja do të jetë me kthjellime të shumta në MV. POR pjesa e dytë e ditës do të sjelli vranësira të pakta dhe kalimtare, KU më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore.
Rajoni dhe Europa
Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në Europën Jugore dhe Lindore duke sjellë kthjellime dhe vranësira kalimtare, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në Ballkanin Perëndimor.
Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë me vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjenerura reshje shiu në Europën Qëndrore dhe reshje dëbore do të ketë në Vendet Nordike.