llir Shaqiri dhe Arjola Demiri kanë qenë dy nga banorët më të pandarë në shtëpinë e “Big Brother”. Por miqësia e tyre nga postimet dhe komentet për njër-tjetrin si duket ka vazhduar dhe jashtë ‘Big Brother Vip”.
Së fundmi, Arjola ka postuar në Instagram një video që shfaqet në super formë duke e shoqëruar me këngën e Ylli Limanit.
“Unë kurrë s’kam vuajtur për ty a je në vete,”- këndon ajo, por nuk dimë se kujt i drejtohet aktorja me këtë këngë por vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale e ka marrë komenti i Ilir Shaqirit.
“Syt’ e tu, syt’ e tu me gjithë dritat që kam parë”, -shkruan balerini në videon e Arjolës. Duke iu referuar kështu këngës së Frederik Ndocit që performoi për aktoren brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.