
Debati Efi-Mevlan tashmë përfshiu edhe Filloretën, pasi ajo mbrëmë përmendi në studio dy emra të ish-konkurrenteve të Përputhen, të Antonelës dhe Ledjanës.
Siç duket situata e tanishme në mes Filloreta-Mevlan-Efi ngjason me atë të sezonit së kaluar, Ledjana-Mevlan-Antonela.
E kjo situatë shihet se ka shkaktuar pakënaqësi tek vajzat, ku për këtë reagoi edhe sot njëra nga konkurrentët.
“Unë nuk jam as Antonela e as Ledjana që të hyj mes tyre”, u shpreh Filloreta.
Ajo u shpreh se është shumë e mërzitur nga situata e krijuar kohët e fundit, aq sa ka menduar edhe largimin nga programi.
“Ky duhet të dije se çfarë dëshiron dhe ka për të pasur kohën e duhur. Në moment që unë jam këtu dhe shoh që ky është akoma i lëvizur, dua ta shoh edhe në një takim, nëse gjërat nuk janë ashtu siç do t’i shohë syri im atëherë unë e lë studion”, u shpreh Filloreta.
Ndryshe, kujtojmë se “Për’Puthen” tani është në sezonin e tretë dhe konkurrentet po vazhdojnë të sjellin ngjarje të reja në emision.