Roza Lati njihet për natyrën e saj spontane dhe origjinalitetin. Janë pikërisht këto dy karakteristika, që e veçojnë moderatoren nga pjesa tjetër e personazheve publikë, me të cilat ka fituar dhe dashurinë e publikut.
E ftuar në “Ditë pas Dite” me Fjodora Fjorën, Roza foli për karrierën, jetën personale dhe planet e të ardhmes.
Siç di vetëm ajo, pa dorashka, moderatorja tregoi tipin e djalit që pëlqen. Ajo u shpreh se krah saj nuk mund të qëndronte një djalë i urtë, pasi nuk do përshtatej me karakterin e saj të liderit.
“Çunat e urtë i ha në mëngjes me cornflakes,” tha Roza duke qeshur.
Në fakt e gjithë intervista ishte shumë komike, deri në momentin kur Roza foli për partnerin e saj.
“Është dikush që më thotë mirëmëngjes, por babain e fëmijëve të mi ende nuk e kam gjetur,” tregoi moderatorja.
Ndër të tjera ajo foli dhe për programin që aktualisht drejton, “Why not” i cili është në ritmet e duhura, pasi gjithnjë prodhon lajme dhe ka shumë shikueshmëri.