Analisti Arjan Curri komentoi në “Top Story” dy mjekët e Onkologjikut që u shfaqën sot në seancë për njohjen e masës së sigurisë.

Për mjeken Alketa Pere, analisti tha se ishte e tronditur nga përgjegjësia, dhe fakti që është e mërzitur më shumë për imazhin sesa për problemin real, është shqetësuese.

Për Edmond Gashin, Curri tha se ‘iku si Çufo i dhjamosur’ dhe sipas tij ishin ‘të dy të kancerosur, njëri në tru, tjetri në lëkurë’.

“E pashë të tronditur, tronditja lidhet më një lloj përgjegjësia. Fakti që është shqetësuar më shumë për fotot për imazhin dhe i bërtet gazetarëve, janë mësuarve që i bërtasin të sëmurëve dhe me të njëjtën arrogancë i kthehet gazetarëve. Derisa prokuroria e ka çuar çështjen deri këtu, besoj do të ketë një provë kundër tyre. Një tjetër skemë që ishte akoma më qesharake, dr. Çufo obez. Kur shikoj obez, lufta me obezitetin nuk luftohet kollaj, Këta mjekë janë kancerosur, njëra në cipën e trurit dhe njëri në cipën e lëkurës së shqyer  nga dhjami.

Po patë Çufo të dhjamosur, njerëz që më shumë shqetësohen për pamjen e jashtme, ikni me vrap nga ata. Nuk e kuptoj kur Çufo e gjeti gjithë atë shkathtësi. Kur ti merr një masë, në shtëpi do të të çojë në policia. Mjerë njerëzit që shkojnë në spitale dhe në gjykata. Gjykatës i ikën njerëz me masë shtrënguese, ai mund të ishte arratisur shiko sa i shkathtë është, çeta e derrave.

Qeveria e dinte këtë, në 2025 janë rrahur me grushte, një ministër dhe një tjetër kishte vjehrrin me kancer, dihej kjo situatë. Korrupsioni në këtë sistem është kapilar, të gjitha diheshin. Fakti që shpërthen tani, qeveria nuk trembet fare Do t’i paguajnë haqet e popullit, unë pash dy mjekë me kancer aty”, u shpreh Curri.

Pas skandalit të publikuar në spitalin e Onkologjikut, analisti Arjan Curri tha se duhet të hetohet pasuria e mjekëve dhe e familjarëve të tyre.

Curri tha e vajza e mjekut Edmond Gashi është parë më një mjet tip ‘Range Rover’ luksoz, ndërsa tha për një tjetër mjek të Onkologjikut se ka vizituar Dubain 5 herë brenda një viti.

“Vajza e Çufos e hipte e zbriste nga një Range Rover Luksoz. Ka ndonjë prokuror ose institucion që t’u kontrollojë pasurinë këtyre njerëzve, po me thotë një koleg i këtyre. Një mjek i onkologjikut vetëm këtë vit ka udhëtuar 5 herë në Dubai. Duhet të bëhet kontroll edhe familjarëve, vajza e Çufos kishte dalë sot ‘mos shif filma’, ‘do qaj’. Askush nuk guxon tu kontrollojë pasurinë”, u shpreh Curri.