Detektivja private, Shkënda Lila tregon se rastet më të shumta, të cilat grupi i saj ka investiguar në Shqipëri dhe në Kosovë, kanë qenë tradhtitë.
Ajo thotë se mes Tiranës dhe Prishtinës, Tirana është qyteti që dominon për pjesën e tradhtive.
Ndër të tjera detektivja zbulon Në Abc Live se në shumicën e rasteve pas zbulimit të tradhtisë gratë e kanë falur bashkëshortin, ndërsa e kundërta ndodh më rrallë.
“Shumica e rasteve vijnë për tradhti nga të dyja palët. Tirana mbetet e para. Kosova është goxha e kërkuar sidomos për pjesën e tradhtive, por dominon Tirana. Te ne vijnë burra që janë në proces divorci me gratë e tyre, ata duan të zbulojnë prova që ti përdorin kundër grave ne gjyq, për sa i përket çështjeve pronësore dhe kujdestarisë së fëmijëve.
Ajo që kemi vënë re është se shumë gra pasi e zbulojnë tradhtinë e burrit, e falin atë. Kjo ndoshta sepse burrat ,und të bindin ato duke manipuluar situata, ose sepse gratë nuk kanë pavarësi financiare”, tha detektivja në Abc Live.
Përveç bashkëshorteve, shumë prindër i drejtohen detektivëve për të zbuluar se çfarë bëjnë fëmijët fshehur tyre.
Në lidhje me këtë detektivja private, Shkënda Lila thot se më së shumti janë prindërit e djemve ata që kërkojnë ndihmë nga ekipi i saj i argjentëve.
Lila thotë se prindërit e djemëve kanë frikë se mos këta të fundit janë përdorues të lëndëve narkotike, ndërsa për sa i përket vajzave detektivja thotë se frekuentohen me burra më të mëdhenj në moshë.
“Ne operojmë vetëm në ambientet publike, nuk futemi në dhomën e dikujt, në dhomën e hotelit dhe në zyra. Përgjegjësinë e mban klienti. Asgjë nuk bëhet pa një kontratë të nënshkruar. Përveç tradhtive ka shumë prindër që vijnë për të na kërkuar ndihmë për fëmijët e tyre. Më të shumta janë rastet e prindërve që vijnë për djemtë, pasi dyshojnë se mund të jenë përdorues të lëndëve narkotike. Ne si agjentë shikojmë jashtë ambientit të shkollës. Kur fëmija nuk shkon në shtëpi kur del nga shkolla.
Ndërsa për sa i përket vajzave prindërit drejtohen te ne, kur ato ndryshojnë sjellje, stil dhe bëhen agresive. Aty prindërit kuptojnë se diçka nuk shkon mirë. Te vajzat problemi kryesor është lidhja me meshkujt më të mëdhenj se vetja,” tha detektivja.