Emocionet për rastin e Kristinës ishin të shumta. E mbetur e paralizuar prej 2 vitesh, pasi tentoi që ti jepte fund jetës pas problemeve të shumta, me nënën e sëmurë dhe gjyshen, sot sytë e 20-vjeçares kërkojnë ndihmë.
E ëma e Kristinës, e cila vuan nga skleroza multiple strehohet në azilin Kuka, ku ndodhet prej vitesh aty.Irena dergjet në shtratin e azilit, pa patur në gjirin e saj vajzën e saj të vetme.
Ajo shprehet se është mirë, por teksa dëgjoi emrin e vajzës së saj u emocionua edhe më shumë.
“Janë njerëz të mirë këtu, vajzën e kam si kukull”, shprehet Irena teksa thotë se ka edhe një djalë.
“Ju dua shumë”- shprehet ajo herë pas herë për stafin e “Mendo për mua” teksa një apel shkoi për të gjithë shqiptarët që kush ka mundësi të kontribuojë në mënyrë që ajo të nis fizioterapinë, që e ka shumë të nevojshme por që duhen shpenzime të shumta.
E përlotur, e ëma e Kristinës, Irena shpreson që shqiptarët të vendosin dorë në zemër për ta ndihmuar sado pak vajzën e saj, që ajo ti kthehet jetës normale dhe të jetoj si të gjithë bashkëmoshatarët e saj.
Të gjithë ju që dëshironi të ndihmoni Kristinën kontaktoni në:
Instagram: mendo.permua
Facebook: Mendo per mua
Mob:068 41 91 888
Email: [email protected]
Te dhënat bankare:
Credins bank, Rruga “Vaso Pasha’, Nr.8, Tiranë
Sëift code: CDISALTR
Iban: Në Lekë (AL72 2121 1009 0000 0000 0147 5204)
Në Euro (AL62 2121 1009 0000 0000 0176 9876)
Paypal: [email protected]
Gjithashtu mund të ndihmoni Kristinën në GoFundMe