Aktori i humorit Florjan Binaj ka reaguar në lidhje me vrasjen e 7-vjeçares në plazhin e Potamit. Përmes një reagimi të bërë në rrjetin e tij social, Binaj i shpreh ngushëllime familjes së vogëlushes. Ai shkruan se në vend triumfon vetëm ai person që ka para dhe pushtet.
Sot një engjëll humbi jetën! Sot një familje përjetoi atë që asnjë familje nuk do të përjetojë…Sot çdo prind është i tronditur! Sot mund të kishte qenë edhe fëmija im, edhe fëmija juaj! Sot çdo ditë e më shmë po shohim se si po degjenerohemi si shoqëri, si popullm ngaqë fryma antivlerë që po mbillet prej vitesh që e bën vrasjen-trimëri, vjedhjen-biznes, spiunllikun-talent, paaftësunë-art, kurvllikun-përvojë, sevilizmin-virtyt dhe të qenurit i drejtë- i shtrembër dhe budalla! Jetojmë në kohën që kush ka lekë ka të drejtë dhe çdo gjë tjetër nuk kaq rëndësi… Ngushëllime familjes, u preftë në paqe zemra e vogël.”, shkroi Florjan Binaj.