Grupi mercenar Wagner ka reaguar pas lajmeve për vdekjen e kreut të tyre Yevgeny Prigozhin në një aksident më avion në veri të Moskës.

Përmes një deklarate në Telegram, Wagner fajëson zyrtarët e Kremlinit të udhëhequr nga Putini për vrasjen e Prigozhin.

Ata thonë se avioni është rrëzuar nga sistemi kundërajror i ministrisë ruse së Mbrojtjes.

Në deklaratën e Wagner thuhet se në avion ka qenë edhe Dmitrij Utkin, krahu i djathtë i shefit të Wagner.