Vdekja e 13-vjeçares shqiptare, Aurora Tila në Itali vazhdon te mbetet misterioze dhe dyshuese. Edhe pse u tha se ajo u vetëhodh nga kati i 7 ku jetonte, familjarët e saj pretendojnë se e kanë vrarë.

Motra e Aurorës është e bindur se motrën e saj e ka vrarë i dashuri i saj M.S, 15 vjeç i cili është nën hetim për vrasje me dashje.

Së fundmi mediat e huaja shkruajnë se në duart e hetuesit tashmë ndodhet një video, ku tregon se si 15-vjeçari godet dhe dhunon 13-vjeçaren në një stacion autobusi.

Vajza është shpëtuar nga duart e 15-vjeçarit, pasi kanë ndërhyrë disa bashkëmoshatarë. Gjithashtu, hetuesit kanë arritur të zbardhin pjesërisht dinamikën e lëvizjeve të vajzës ditën e ngjarjes, para se të humbte jetën.

Sipas mediave italiane, 15-vjeçari ishte shumë xheloz dhe ndaj shpërthente ndaj vajzës në dhunë.

Pas incidentit, M.S. kishte shkuar në një lokal aty pranë, ku kishte thirrur shërbimet e emergjencës duke pretenduar se ajo kishte kryer vetëvrasje.

Motra e Aurorës është e vendosur të vazhdojë të luftojë për të drejtat e motrës së saj dhe të sigurojë që drejtësia të bëhet.

Ndërsa për La Stampa motra deklaroi se një herë ish-i dashuri  M.S., shkoi në shkollë dhe në shtëpinë e tyre për ta takuar, edhe pa qenë i ftuar ku i ka rrëmbyer celularin nga xhelozia dhe tregon edhe për një shuplakë.