Moderatori Ardit Gjebrea ka reaguar për vdekjen tragjike të 7-vjeçares, e cila u përplas mesditën e djeshme në plazhin e Potamit në Himarë për vdekje nga një skaf të drejtuar nga komisari Arjan Tase. Gjebrea shprehet i pikëlluar për vdekjen e vogëlushës, ndërsa thotë se vetëm ata që janë prindër mund të kuptojnë se çfarë po kalojnë prindërit e vogëlushës.

REAGIMI I PLOTË:

Nuk ka gjumë dot sonte! Mendja është vetem tek vogëlushja e familjes Abdia, çfarë fatkeqësie! Prindërit e mjerë sapo vulosën me zi jetën e tyre. Vetëm ata që janë prindër mund të kuptojnë se çfarë po kalojnë sot nëna dhe babai i engjëllit të vogël. Ndërsa çmenduria me të cilën tashmë jemi mësuar prej 32 vitesh gjithmonë në tranzicion, nuk ka fund: Det pa kufi ndarës në zonat ku janë mjetet e motorizuara. Plazhistë që notojnë me gomone, skafe e jet ski që u vijnë rrotull. Asnjë limit shpejtësie, asnjë kontroll! Trishtim! Ngushëllime familjes Abdia dhe paqe për shpirtin e pastër e të pafajshëm!”

Ngjarja e rëndë tronditi ditën e djeshme opinionin publik, pasi i e mitura nga Tropoja u vra teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues, Arjan Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar nga Policia e Shtetit.