Ndërron jetë në spital gardisti që qëlloi veten me armën e shërbimit.
Henri Haxhiaj, qëlloi veten me armën e shërbimit ditën e sotme në banesën e tij në zonën e Qytetit Studenti, ndërsa humbi jetën pak më herët pasi këngëtarja njoftoi vdekjen e tij pak më herët përmes rrjeteve sociale.
Bëhet e ditur se Henri Haxhiraj është vëllai i këngëtares së njohur dhe ish-banores së “BBV”, Sheila Haxhiraj.
Ai u me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, por nuk dihet ende si paraqitet gjendja e tij.
“Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.
37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.“– njoftoi policia.