arber veliaj erion veliaj

Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, është garanti financiar i avokatit amerikan që do të jetë pjesë e ekipit që do kërkojnë lirimin e tij.

Në një deklaratë publike, vëllai i Veliajt thotë se paratë që do të paguaj avokatin, i ka nga sipërmareja e tij 19-vjeçare, në pavarësi të plotë nga vëllai i tij kryetar bashkie.

Arbër Veliaj thotë se gjatë këtyre viteve, ka ndërtuar një portofol të suksesshëm duke punësuar mbi 80 vetë dhe duke i paguar shtetit shqiptar të gjitha detyrimet.

“Unë jam Arbër Veliaj, një sipërmarrës me një përvojë 19-vjeçare në biznes, me të ardhura plotësisht të ligjshme, të cilat burojnë nga aktiviteti im tregtar i zhvilluar për gati dy dekada, në pavarësi të plotë nga im vëlla, Erion Veliaj.

Gjatë këtyre viteve, kam ndërtuar një portofol të suksesshëm klientësh ndërkombëtarë, duke punësuar mbi 80 vetë dhe duke i paguar shtetit shqiptar të gjitha detyrimet, si nje taksapagues i rregullt e një kontributor në zhvillimin e sektorëve ku operoj.

Në këtë kontekst, sqaroj publikisht se jam unë garanti financiar për angazhimin e një studioje ligjore amerikane, e cila do të sigurojë konsulencën dhe strategjinë për mbrojtjen juridike të vëllait tim, dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.

Ky veprim përveçse ne lidhjen time të pandashme me tim vëlla, bazohet në bindjen time të plotë për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtës dhe të së vërtetës” – shprehet Arbër Veliaj.