
Futbollistët e njohur shqiptarë, Taulant e Granit Xhaka, kanë humbur personin e tyre të dashur.
Përmes një postimi në ‘Instastory’ ata kanë ndarë lajmin e tyre të hidhur.
Vëllezërit Xhaka kanë humbur gjyshen e tyre.
Me imazhe krahë saj, ata përcollën mesazhe prekëse.
“Pusho e qetë gjyshe do jesh për gjithmonë ne zemrën time”, shkroi Taulanti.
Ndërsa Graniti shkroi: Pusho e qetë gjyshe, do të më mungosh.