
Xhensila Myrtezaj është një nga artistet më të dashura për publikun. Me këngët që kthehen menjëherë në hite dhe dukjen e saj gjithnjë të kuruar, këngëtarja ka ditur të marrë gjithnjë vëmendjen e ndjekësve.
Kështu ndodhi edhe kësaj radhe. Ajo postoi në Instagram një galeri me foto të sajat, me një nga look-et e klipit të fundit “Ale Ale” me mbishkrimin:
“Vera po vjen dhe bashkë me të po vijnë dhe 3 projekte të tjera. Jam kaq shumë e emocionuar”.