
U shqyrtua sot në GJKKO kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkoi kthimin e celularit të sekuestruar gjatë arrestimit në zyrën e tij në bashki.
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Veliajt për kthimin e telefonit të sekuestruar në momentin e arrestimit.
Veliaj pretendon se sekuestrimi është bërë në mënyrë të paligjshme.
Mësohet se dosja u shqyrtua nga gjyqtari Erjon Bani. /gazetajone