Gjykata e Apelit ka pranuar ankimimin e kreut të grupit parlamentar të PD-së Enkeled Alibeaj për vendimin e marë 4 javë më parë nga Gjykata e Tiranës për njohjen e statutit të “11 dhjetorit” për Partinë Demokratike.
Në njoftimin zyrtar shkruhet se është pranuar kërkesa e palës ankuese përfaqësuar nga Alibeaj dhe se çështja do të merret në shqyrtim.
Me vendosjen e një trupe të re gjykuese, në fund të shqyrtimit vendimi i 29 prillit mund t’i kalojë edhe njëherë Gjykatës së Shkallës së parë ose mbetet i pandryshuar. Kujtojmë se vendimi për njohjen e statutit të Berishës u dha nga gjyqtari Agron Zhurki, i cili u padit më pas në SPAK nga grupi parlamentar i PD-së.
Njoftimi:
Përshendetje !
Ju informoj se sot me date 22.04.2022, gjyqtare znj. Blerina Muça, ne lidhje me kerkesen e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqiperise perfaqesuar nga z. Enkelejd Alibeaj, me objekt: Prishjen e Vendimit Nr. 1346/222 Akti, Nr. 3 Vendimi, dates 25.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj per shqyrtim ne te njejten gjykate por me tjeter trup gjykues, vendosi ne dhome keshillimi:
– Pranimin e ankimit te pales ankuese, Partia Demokratike e Shqiperise, perfaqesuar nga Nenkryetari i saj z. Enkelejd Alibeaj, ndaj Vendimit Nr. 3, date 25.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.
– Kunder vendimit nuk lejohet ankim.