-640-0-pensione-780x439-1730208070

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se bonusi për pensionistët do të nisë të shpërndahet që nga data 1 mars.

Komentet Rama i bëri përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, ku tha se vendimi për bonusin është marrë që në datën 9 janar.

Rama hodhi akuza edhe ndaj opozitës, për të cilën tha se përhapte shpifje dhe lajme të pavërteta, në vend që sipas tij, të kishte vizion dhe program.

Sipas vendimit të qeverisë, bonusin prej 10 mijë lekësh e përfitojnë vetëm ata që kanë pension më pak se 20 mijë lekë.

“Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli, e meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpifjen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për pensionistët! Por ja që vendimi për bonusin është marrë që në 9 janar dhe shpërndarja nis në 1 mars. Ta gëzojnë pensionistët dhe Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre”