
Bustin e Mbretëreshës Elisabeth II, i cili ishte vendosur në sheshin e Pallatit të Kulturës e ka sekuestruar policia.
Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici u ndje i fyer nga ky veprim dhe ka bërë padi në polici për vendosjen e bustit duke theksuar para oficerëve të policisë gjyqësore se ky veprim kishte fyer komunitetin kuksian.
Busti modes i Mbretëreshës Elizabeth është dërguar në ambientet e rajonit të Policisë së Kukësit, ku efektivët janë duke bërë procedurat për të gjetur personat që e vendosën aty duke paragjykuar qëllimin e mirë të tyre me sa duket.