Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca, ka takuar sot një nga aktoret më të mëdha shqiptare, Margarita Xhepën.
Gjatë takimit me të Luca është shprehur i shqetësuar, se si me një projektligj të propozuar, po kërkohet që të fshihet gjithë memoria kombëtare e teatrit dhe kinematografisë shqiptare.
Këtë Luca e ka konsideruar një turp dhe nuk duhet të lejohet një kinezëri e tillë.
Ndaj, më tej ai i drejtohet me dy pyetje publikut, mbi të cilat duhet të reflektohet.
“A mund të fshihet kjo memorie kombëtare? A mundet që këta njerëz të fshihen dhe të mos i shohin dhe studiojnë brezat?” ishin dy pyetjet e Lucës.
“Përshëndetje miq, sot kam pas fatin që të vijë të më vizitojë një nga legjendat e kinematografisë dhe teatrit, unë i them teta Margarita se i kam thënë që fëmijë.
Jam shumë i emocionuar jam duke pirë një kafe, edhe unë nuk ka ditur gjë se pas problemeve dhe halleve të biznesit po më spejgon se si është propozuar një projektligj për të fshirë gjithë memorien kombëtare të teatrit, të kinematografisë, të këngëve, të shpirtit të Shqipërisë.
Unë po ju pyes miq: A mundet të fshihet kjo memorie kombëtare?
A mundet që këta njerëz të fshihen dhe të mos i shohin dhe mos t’i studiojnë brezat.
Ky është turp. Është turp miq dhe nuk duhet të lejoni kurrë këtë lloj kinezërie.
Mos dëgjoni Lejfenin sepse do t’ju gjykojnë keq brezat”, tha Luca.