Një grua vrapoi në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë për të protestuar kundër dhunës seksuale në Ukrainë.
Protestuesja hoqi një fustan për të zbuluar fjalët “mos na përdhunoni” të pikturuara në trupin e saj, së bashku me ngjyrat e flamurit ukrainas, teksa menjëherë ndërhynë ekipet e sigurimit, që e kapën dhe e mbuluan.
Autoritetet ukrainase kanë thënë se po hetojnë rastet e përdhunimit të grave nga forcat ruse gjatë pushtimit që filloi në 24 shkurt.
https://youtu.be/KyA3wGNowWc