
Këngëtarja ndërkombëtare Katy Perry u përball me një situatë aspak të këndshme në episodin e ri të “American Idol”. Ylli i muzikes pop kishte veshur një palë pantollona lëkure ngjyrë portokalli dhe një bluzë me printe kafshësh.
Gjatë performancës së një prej hiteve të saj në vitit 2010 “Teenage Dream”, Katy u përul dhe pantallonat e saj të ngushta u grisën.
Katy kërkoi ndihmë nga anëtarët e skuadrës, të cilët erdhën për të ndihmuar yllin për të mbuluar pjesën e saj të ekspozuar me një fasho të verdhë. Ky moment I sikletshëm u shoqërua me të qeshura nga vetë këngëtarja dhe publiku.