Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e njohur si Rana e Hedhun në Shëngjin të Lezhës, mbrëmjen e djeshme, teksa të plagosur kanë mbetur 28-vjeçari Alebert Gjinaj dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç.
“Ora News” ka publikuar pamjet e para nga vendi i ngjarjes pak minuta pas shkrepjeve të armëve të zjarrit në zonë, ku nga pamjet e siguruara dëgjohen klithma dhe të qara njerëzish.
Burimet thonë për “Ora News” se fillimisht ka patur një sherr banal më herët mes personave të përfshirë në këtë përleshje të armatosur, ndërsa saktësuan se ata kanë qenë nën efektin e pijeve alkolike dhe në zonë janë dëgjuar fillimisht zhurma të thyrjeve të gotave dhe shisheve brenda lokalit ku po qëndronin.
Ndërkaq policia ka rrethuar zonën dhe në njoftimin e saj bën me dije se ndërsa të plagosurit janë jashtë rrezikut përjetën, ka identifikuar dhe autorët.
Videot janë marrë nga Ora News