Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë mes dy shtetasve shqiptarë.
Këta të fundit kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta dhe si pasojë duke u plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në sy të qindra kalimtarëve, pasi konflikti ka ndodhur në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit grek.
Sipas raportimeve dyshohet se përplasja ka ardhur për shkak të konfliktit për influencën në zonat e gjobvënies ndaj bizneseve.
Dy shqiptarët janë transportuar në spital, ndërkohë që policia ka identifikuar autorët, por ende nuk ka bërë ndalimin e tyre.