Elton Javori 41 vjeçar është ekzekutuar me breshëri plumbash në mes të ditës në Fier. Ngjarja dyshohet se ka qenë për konflikte të dobëta. Autori shprehet policia është identifikuar ndërsa kontrolle për gjetjen e tij po ushtrohen edhe në Vlorë.

41-vjeçari Elton Javori ishte duke udhëtuar me këtë automjet tip Porshe, kur u qëllua me automatiku në lagjen e Backallinjve në Fier.

Mësohet se autori i ka zënë pritë pak metra nga shtëpia dhe pasi e qëlloi u largua me këtë makinë tip Benz.

Viktima ka marrë plagë të rënda dhe pasi eci për disa metra ka dale prej saj. Edhe pse u dërgua menjëherë në spitalin e qytetit nuk mundi të mbijetojë.

Mësohet se ai kishte ardhur pak ditë më parë nga gjermania ku edhe jetonte. Por në këtë periudhë dyshohet se kishte pasur një konflikt me shtetasin A. Gashi i cili dyshohet se është autori i vrasjes.

Fillimisht policia ngriti dyshime për hakmarrje mbi ngjarje të ndodhura në fier, por pas hetimeve të para ngjarja u mësua se ndodhi për konflikte banale.

Vetë banorët shprehen të tronditur duke theksuar se javori nuk ishte problematik.

Pas ngjarjes ishte kreu i bluve që ka bërë të ditur se është identifikuar edhe autori.

Për gjetjen e agresorit blutë ngritën pika kontrolli ndërsa nga verifikimi I kamerave të sigurisë rezultoi se ishte larguar drejt Vlorës.

Pas këqyrjes së makinës ku udhëtonte viktima mësohet se në të ishte qëlluar me një plumb që rezultoi edhe fatal.

VIDEO/ Plumbi në qafë i mori jetën, momenti kur vritet Elton

Viktima
Agim Gashi
Automjeti “Mercedes Benz” i autorit
Automjeti “Mercedes Benz” i autorit
Automjeti “Porsche Cayene” i viktimës
Automjeti “Porsche Cayene” i viktimës