Kryeministri i vendit Edi Rama ka vendosur të sfidojë veten e tij edhe në muzikë, siç duket të gjitha hallet e shqiptarëve janë zgjidhur dhe kjo ishte e fundit për t’u bërë.
Në një video që ka publikuar vetë në profilin e tij rrth orës 1:00 pas mesnate, në rrjetin social “Tik Tok”, kryeministri Rama shihet se këndon “Bela Ciao”, një prej hiteve të rikthyera përmes filmit “La casa de papel”.
Rama shihet teksa këndon krah këngëtarit Andi Stafuka, të cilin e përqafon pas performancës.