Kryeministri Edi Rama publikoi mëngjesin e sotëm pamje nga pistat e aeroportit të Rinasit, i cili vijon të mbetet plot me pasagjerë, ndërsa Shqipëria po përjeton një bum turistik.

Në pamjet e publikuara nga Rama janë të shumtë avionët që marrin apo zbresin pasagjerë në Rinas.

”MIRËMËNGJES

dhe me fluturimet e Shqipërisë së Re Turistike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos.

Shqipëria në muajin korrik pat rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në trafikun ajror. Kjo e dhënë u dëshmua nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve, i cili e renditi Shqipërinë në vendin e parë me rritjen më të madhe +116%, duke lënë pas vende me traditë historike në këtë sektor. Kjo rritje e numrit të pasagjerëve u krahasua me vitin 2019.