Pasditen e sotme është përfshirë nga flakët një makinë tip “Benz C Class” në rrugën e Kombit në afërsi të fshatit Morin, 10 kilometra larg pikës kufitare.
Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një defekt në rrjetin elektrik. Për shkak të zjarrit makina është shkrumbuar siç shihet edhe në videon e mëposhtme. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Zjarrfikësit e Kukësit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.