Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimit të një çifti shqiptar në lagjen Sokratous në qendër të Athinës.
Ata u gjendën me armë, detonatorë dhe eksplozivë në makinën e tyre, pas një kontrolli të rastësishëm nga policia greke.
Ai u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2008, por u lirua në vitin 2015.
Bashkë me të u arrestua sot edhe partnerja e tij shqiptare, 33-vjeçare, Daniela Luari.
Arrestimi i tyre u bë pas një kontrolli të rastësishëm nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kur efektivët e policisë ndaluan mjetin në të cilin udhëtonte çifti shqiptar.
Sipas informacioneve të gazetës Protothema, nga kontrollet u gjet e fshehur në një çantë blu, ku kishte një pako me lëndë plasëse, detonatorë dhe një pistoletë tip Tokarev.
Dy të arrestuarit u dërguan në Drejtorinë e Policisë së Athinës për pyetje të mëtejshme, ndërsa autoritetet po hetojnë për origjinën dhe destinacionin e sendeve të ndaluara.
Automjeti me të cilin udhëtonin i përkiste një kompanie leasing.
Të dhënat për të shkuarën e 38-vjeçarit po shkaktojnë shqetësim të madh, pasi duket se ai nuk kishte hequr dorë asnjëherë nga lidhja me botën e krimit.