Një video-skandal është publikuar ditën e sotme, ku protagonist është kryebashkiaku socialist i Divjakës, Josif Gorrea, i cili ka një sjellje aspak të hijshme ndaj banorëve të qytetit të tij.

Dhjetra qytetarë po protestonin për plehrat dhe po kërkonin një zgjidhje te kryebashkiaku i tyre, Josif Gorrea të cilin e zgjodhën me votë më 14 Maj. Por, si duket ky i fundit tre muaj pas zgjedhjeve nuk do votën e tyre, madje “shpërthen” në të shara ndaj qytetarëve.

Bëhet fjalë për një telefonatë mes qytetarëve dhe kryebashkiakut Josif Gorrea, ku pamjet janë publikuar nga deputeti i PD-së Saimir Korreshi.

“Nuk i dua votat thote!!! 🤷‍♂️ Ta kishit bere protesten me perpara thote kryetari. Tani plera per te tere. 🤦‍♀️ Trim mbi trima te beka karrigia.” – shkruan Korreshi krahas videos.

Biseda e qytetarëve me kryebashkiakun:

Qytetari:  Tani këta kanë pretendime që mos të derdhen më, le të mbulohen, por vetëm të mos derdhen


Kryetari: I thuaj atyre të ikin dhe ti kishin bërë protestat para 10 vjetesh  ai Like k*rva. Para 10 vjetësh ti kishte bërë. Sot ti nuk më bën mua p*rdhë

Qytetarët: Kujt i thua k*rvë, ti ke marrë vota nga ne o maskara

Kryetari: Nuk i dua votat e tua, protestën duhet ta kishe bërë si njeri, protestën shko bëje me shokun tënd se me mua nuk ke shanse ti.