Protagonistja e video-skandalit të ish-kryebashkiakut Safet Gjici, e cila pretendon se aktin seksual në zyrën e Bashkisë së Kukësit, e kreu për shkak të një emisioni investigativ tha në lidhje me akuzat e ngritura nga SPAK si ajo edhe Gjici janë të pafajshëm.
Kaçi pretendon se për akuzat e ngritura, ata janë të pafajshëm, pasi korrupsion nuk ka pasur.
Kujtojmë se në video, shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale me Alma Kaçin.
Publikimi i videos nuk i kushtoi Gjicit vetëm lënien e mandatit por dhe burgun, pasi po përballet me drejtësinë për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Ndërkohë Kaçi është lënë në arrest shtëpie. Të dy kanë kërkuar në apelin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizaur masë më të butë sigurie por deri më tani, kërkesat e tyre janë refuzuar.