Vajza që shihni në video është një vogëlushe 6-vjeçare e cila u shpëtua nga rrënojat e tërmetit në Hatay në Turqi.
Historia e vajzës po bën xhiron në mediat turke. E pyetur pasi u nxor nga rrënojat nga kanali televiziv turk “A Haber”, vogëlushja ka treguar se gjatë kohës që ndodhej nën rrënoja është ushqyer nga një burrë me rroba dhe mjekër të bardhë.
E teksa gazetarja vijon me pyetjet, ku një prej ture ishte a ka pasur uri gjatë qëndrimit nën rrënoja, ajo u përgjigj duke thënë se kishte ngrënë. Ajo çka e vërteton historinë e të voglës, është fakti se analizat tregojnë se trupi i saj ka pasur proteinat e nevojshme.
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 rihter u regjistrua në orët e para të mëngjesit të datës 6 shkurt në Turqi dhe Siri, duke shkaktuar qindra viktima dhe të plagosur, si dhe dëme kolosale materiale.
Forcat e shpëtimit prej një jave kanë vijuar pa ndërprerje për nxjerrjen e personave të cilët mbetën të bllokuar nën rrënoja, por tashmë shpresa për të gjetur të gjallë është pothuajse zero. Deri më tani numri i viktima ka shkuar mbi 36 mijë dhe mijëra të plagosur.
Ndërkohë, presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, u shpreh se do të jenë afër familjeve të prekura dhe të jgithë ata që humbën shtëpitë do i ndërtohen më të bukura se sa i kishin.
Por, ankesat e qytetarëve nuk kanë patur të ndalur në këtë fatkeqësi. Ata janë shprehur se në disa zona ka patur mungesë të ndihmave, madje nuk ka patur as ekipe shpëtimi.