Një aksident i rëndë me pasojë 2 të vdekur dhe 3 të plagiosur ka ndodhur pasditen e së enjtes tek mbikalimi i Saukut në rreth-rrotullimin pranë qendrës tregtare “TEG”.
Përmes një njoftimi zyrtar policia ka sqaruar se në aksident rrugorjanë përfshire automjeti tip “Audi” dhe automjeti tip “Honda”.
Automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. R., 24 vjeç, ka qenë duke udhëtuar në unazën lindore me drejtim lëvizjeje nga Farka për tek rreth-rrotullimi pranë TEG, dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Honda”, me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.
Si pasojë e aksidentit rrugor kanë humbur jetën dy shtetase të pa identifikuara akoma, të cilat ishin pasagjere ne automjetin “Audi” si dhe ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i këtij automjeti.
Si pasojë e përplasjes nga mjeti Audi kanë mbetur të plagosur edhe shtetasit A. K., 51 vjeç, O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhëtonin me automjetin tjetër tip Honda.