Për 3 netë me radhë “Sunny Hill Festival” do e kthejë Tiranën në kryqendrën e Europës, duke sjellë vëmendjen e të gjitha mediave të huaja tek kryeqyteti shqiptar. Kjo, pas prishjes së marrëveshjes së themeluesit të festivalit, Dukagjin Lipa me qeverinë e Kosovës e kryebashkiakun e Prishtnës, Përparim Rama. Këtë vit do të vijnë edhe emra të mëdhenj si Mahmood, Kamal, Dj Diplo, Skepta, Madona e shumë të tjerë.
Por a është ky një vendim i momentit të fundit? A erdhi vendimi i Dukagjin Lipës pas zvarritjes së proçedurave nga Prishtina apo ishte e planifikuar? Dhe nga kush?
Ylli i skenave botërore Dua Lipa, ndryshe nga vitet e mëparshme i kaloi pushimet e verës së vitit 2021 në Shqipëri. Ajo u pa krah familjes së kryeministrit Edi Rama në Jug të Shqipërisë, por nuk mungoi as takimi me kryebashkiakun Erion Veliaj. Fotot e Duas krah Zahos e Gregut, dy djemve të kryeministrit Rama treguar se dy familjet ishin afruar e miqësuar mjaftueshëm. Madje në media u përhap dhe lajmi që Dua Lipa do të bëhej me vilë në Jug të Shqipërisë. Gazetarja Klotilda Harka thoshte një vit më parë se Duas i është dhuruar një rezidencë në jug të Shqipërisë, një vilë rezidenciale, kundrejt nj reklamimi.
“Nuk ishte kaq surprizë, në fakt, sepse që verën e kaluar kam marrë informacion që Duas i është dhuruar një rezidencë në jug të Shqipërisë, një vilë rezidenciale dhe përgatitjet për ardhjen e saj kanë filluar që vitin e kaluar. Siç duket, një bashkëpunim që është mbajtur sekret, mes biznesit, mes pronarëve. I kanë dhuruar kundrejt reklamimit, natyrisht për të rritur vlerën, sepse normalisht që edhe të huajt do ta shohin me një sy tjetër, e ndoshta do të jenë turistët e ardhshëm. Ka një vit që bëhen përgatitjet për Duan, nuk ishte kaq surprizë, veçse është mbajtur sekret për të qenë vërtet një lajm surprizues kur Duan ta shihnim në Tiranë apo në jug,”- thoshte gazetarja Klotilda Harka.
Por ky reklamim u kthye në një dhuratë për Tiranën….
Sot, qeveria shqiptare dhe bashkia Tiranë kanë arritur që familjen Lipa ta sjellin sërish në Tiranë. Dhe këtë herë, bashkë me frytet e Sunny Hill Festival dhe yjet e skenës botërore që pritet të marrin pjesë në fillim të muajit gusht, nga data 4 deri në 7.
Dukagjin Lipa e kishte paralajmëruar
Në vitin 2020, në një prononcim për “A Shoë” me Adi Krastën, Lipa foli për një ndarje të Sunny Hill mes Prishtinës dhe Tiranës.
“Për vitin 2021, do të bëjmë tri ditë në Kosovë dhe dy ose tri netë do t’i bëjmë në Shqipëri. Do ta vazhdojmë festivalin edhe në bregdet. Shpresojmë të kemi mbështetjen e qeverisë shqiptare. Qëllimi kryesor është promovimi i vendit. Nuk e di sa e keni parë, por përmes festivalit kemi dalë me lajme pozitive në The New York Times, The Guardian, The Economist.”
Dukagjin Lipa, për të tretin vit ishte në pritje për përgjigje përfundimtare për dhënien e një hapësire në shfrytëzim të platformës së festivalit. Ai kërkonte 17 hektarë truall në Prishtinë për 99 vite. Por, qeveria i zvarriti procedurat dhe duke mos pasur një dakortësi me Prishtinën, Lipa lajmëroi përmes një letre, largimin drejt Tiranës.
“Jam i detyruar, por shpresoj të kthehemi në Prishtinë”- shkruante Dukagjin Lipa.