Moderatorja dhe gazetarja e sportit, Vilma Masha ka trreguar përshtypjet nga finalja e “Conference League” që u mbajt në Shqipëri, e që solli fitoren e Romës. Në një intervistë për “Wake UP”, Masha tha se emocionet ishin të mëdha por që nuk kishin të krahasuar me ndeshjet e Kombëtares.

Ndërsa gjithashtu, gjatë intervistës teksa po fliste për incidentet në punë, Vilma veçoi një me futbollistin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit, emrin e të cilin nuk preferoi ta zbulonte.

“Kur u kualifikuam në Europian u bë nami u mbush sheshi plot. Dhe erdhën futbollistët e Kombëtares dhe njëri prej tyre më tha ‘Më jep mikrofonin se do them diçka’ dhe e hodhi në tokë. Sot i them ‘Ti je idiot, si e hodhe mikrofonin ashtu’. Atëherë po i thoja ‘Bën 2 mijë euro mikrofoni’. Çmenduri domethënë. Por, kanë lezetin e vet,”-tha ndër të tjera Vilma Masha.

Kjo pasi gjatë ditëve të fundit në vendin tonë, tifozët holandezë dhe romanë “pushtuan” kryeqytetin, duke mos i kursyer edhe përplasjet mes njëri-tjetrin në rrugët e kryeqytetit.