Ditën e enjte të 26 janarit, i gjithë territori i vendit do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe reshje shiu.
Priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa të dobëta në të gjitha qarqet e tjera.
Në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.
Kurse era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 0 deri në 6°C, në zona e ulëta 7 deri në 15°C, në zona bregdetare 8 deri në 14°C.