Policia ka arrestuar tre shqiptarë të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
Të arrestuarit janë Ardian Korriku 54 vjeç, Jurgen Korriku 27 vjeç dhe Etleva Adami 46 vjeç.
Sipas asaj që njofton policia bëhet e ditur se për të tre ishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në kuadër të një procedimi penal të Drejtorisë së Antimafias, së Distriktit të Venecias.
Operacioni i kapjes së tyre ishte koordinim mes Zyrës së Interforcës italiane, në Shqipëri, pas hetimeve të kryera nga prokuroritë e Padovas dhe Venecias.