Ekstradohet nga Koreja e Jugut në Shqipëri Ervin Shahini i dënuar me burg përjetë nga drejtësia shqiptare.
Policia publikon videon e momentit kur Ervin Shahini me pranga në duar zbret në aeroportin e Rinasit. Ai vrau një taksist për ta grabitur dhe plagosi disa të tjerë në 1995 dhe u dënua me burg përjetë për një vrasje dhe 4 plagosje.
U arratis në 1997 dhe gjatë gjithë këtyre viteve përdorte emrin e një shqiptari tjetër.
50-vjecari u arrestua me 26 janar të këtij viti në Korenë e Jugut. Ai jetonte në një lagje pranë qendrës së Seulit dhe përdorte emër shqiptar dhe dokumente të falsifikuara.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.