Policia po kërkon ekzektorët e Kristjan Markut, i cili u vra në autostradën Fier-Vlorë. Sipas të dhënave që janë mësuar deri më tani, për vrasjen e 30-vjeçarit nga Rrësheni, janë shoqëruar 4 anëtarë të fisit Reçi. Mes të shoqëruarve janë Martin dhe Saimir Reçi. Të dy janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen, por kanë mohuar të kenë lidhje me vrasjen e të riut.

Ndaj këtij të fundit, 4 anëtarë të fisit Reçi, mes tyre Saimir e Martin Reçi, janë shoqëruar dhe marrë në pyetje në polici, por ata kanë mohuar të kenë lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit. Arsyeja se përse Saimir Reçi është marrë në pyetje është sepse viktima bashkë me kushëririn dhe xhaxhanë e tij, e qëlluan me armë zjarri në mes të Rrëshenit në vitin 2023. Saimir Reçi u shpëtoi plumbave por disa muaj më vonë, në një lokal në qendër të qytetit u qëllua për vdekje Martin Bardhi, ndaj Policia po heton edhe pistën e hakmarrjes mes fiseve.

Megjithatë, deri më tani, duket se nuk ka asnjë shenjë të autorëve. 100 metra larg vendit të ngjarjes u gjet një makinë e djegur. Për të identifikuar autorët, Policia ka marrë kamerat e sigurisë të një karburanti që ndodhet pranë vendit të ngjarjes, por edhe përgjatë autostradës Fier-Vlorë.