Është arrestuar sot edhe personi i katërt i përfshirë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Sipas burimeve të Express, i arrestuari është Tomë Dodaj nga Gjakova.

Ai dyshohet se ua ka shitur armën Naim Murselit dhe autorit të krimit Granit Plava.

Në ditën kur u varros Liridona Ademaj-Murseli e vrarë të mërkurën e shkuar në Prishtinë tre persona të dyshuar për kryerjen e krimit përfunduan në pranga, ndër ta edhe bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, i cili ka pranuar se ka paguar për vrasjen e saj.

 

 

30-vjeçarja Liridona Murseli u privua nga jeta derisa ishte në veturë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, dhe dy fëmijët. Ngjarja tragjike ndodhi më 29 nëntor, rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Familja Murseli, sipas deklaratës së kryefamiljarit Naimi Murseli, dyshohet se u përball fillimisht me disa grabitës, të cilët ua morën sendet me vlerë dhe pas të shtënave me armë zjarri, lanë të vdekur 30-vjeçaren.