Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e një shtetase rumune Alexandra Elena Mocanou nga bashkëshorti i saj shqiptar. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ditën e shtunë ndërsa vrasja është mësuar publikisht në orët e fundit.
Trupi i pajetë i viktimës u gjet nga policia dje rreth orës 17:00, pasi vëllai i autorit telefonoi autoritetet duke i thënë se në një shtëpi në Bolzano ka ndodhur një vrasje.
Autori Avni Mecje ka telefonuar të vëllanë, i ka rrëfyer për krimin e rëndë dhe i ka thënë se duhej të arratisej. Ndërkohë fqinjët kanë dëshmuar për zënka të vazhdueshme të çiftit.
Autori dyshohet se është nisur drejt Shqipërisë për t’i shpëtuar burgut.
Sipas mediave, vrasja dyshohet të ketë ndodhur pasi shqiptari ishte xheloz për gruan e cila punonte banakiere në një lokal në zonën ku dhe jetonin.