![900-0-1732220273xmartin-cani5-590](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2025/02/900-0-1732220273xmartin-cani5-590.jpg)
Mario Përlleshaj përmes avokatit mbrojtës ka dorëzuar kërkesë në gjykatën e apelit për zëvendësim mase sigurimi personal.
Kërkesa pritet të shqyrtohet sot në mesditë. 14 vjeçari ndodhet në institutit të Kavajës, ndërsa edhe në muajin dhjetor kundërshtoi masën e dhënë “arrest në burg”.
Më 17 dhjetor, Gjykata e Apelit në Tiranë la në fuqi masën “arrest në burg” ndaj tij.
Martin Cani u vra më 18 nëntor pak metra larg shkollës “Fan Noli” në kryeqytet. Nga sherri mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja.